Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesa e ciklit

Pershendetje doktoresh,periodat e fundit i kam pas ne 06.12.12,dhe qe ateher nuk me kan ardh me,kam bere teste dhe me kane dale negativ,shkova te gjenekologu,dhe bera analiza te urines,dhe kisha nje infeksion,doktoresha me dha alfasid dhe polyginaks, jam duke i perdorur keto por periodat akoma nuk me kan atdhir,kame shume sekrecione te bardha ,dhe kruajtje vaginale,cfar mendon ti per kete .Faleminderit gjithe te mirat.

Denisa2 Behaj2 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Denisa

Trajtimet medikamentoze, bëhen pas marrjes së rezultatit nga analiza dhe kultura si dhe antibiograma apo mykograma. Prandaj edhe ti bëj analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale dhe antibiograma apo mykograma do të përcaktoj medikamentet me efikasë ndaj infeksionit.

Nëse infeksionet vaginale nuk trajtohen, prekin traktin e sipër gjenital duke dhënë infeksione që edhe mund të kronicizohen dhe janë shumë, shumë të vështira për t’u trajtuar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti