Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marredheniet seksuale gjate shtatzanise

Pershendetje, Une jam ne javen e 6-shte dua te pyes sa her ne jav mund te kem mardhenie pasi qe kam ndegjuar qe 3 muajt e par duhet ne pak te kesh mardhenie?

Fatmire >anisa< (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mile

Në përgjithësi raporti seksual gjatë shtatzënisë nuk është i kundërindikuar, me përjashtim të situatave si gjëndje të rrezikut për abort, lindje parakohe, prani të gjakrrjedhjes dhe kontraksioneve të dhimbshme të uteruesit (mitrës).

Është mirë për shumë arsye që muajin e fundit të shtatzënisë edhe me mirëkuptimin midis çiftit, marrëdhënia seksuale të jetë e përmbajtur dhe të zëvëndësohet me sa më shumë dashuri përkëdhelëse dhe kujdes reciprok.

Ju uroj të kaloni shtatzëni normale.

/komuniteti