Cerkllazha në shtatzëni
Vjollca
(15 vite më parë)
Përshëndetje Vjollca.
Besoj se mjeku me anë të vizitës gjinekologjike, ka vlerësuar hapjen e qafës së mitrës dhe ka vendosur për të realizuar serklazhin. Uroj që çdo gjë të shkoj sa më mirë deri në lindje.
Edhe për mos ndjerjen e lëvizjes së bebeve në këtë periudhë të shtatzënisë, mendoj se nuk ka vend për t’u shqetësuar, aq më tepër që ekzaminimet ekografike kanë treguar se shtatzënia po zhvillohet normalisht. Së shpejti, për rreth 2 javë mendoj se lëvizjet e bebeve të tua do t’i ndjesh qartazi.
Uroj që shtatzënia të ketë ecuri normale.
Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 21 te shtatzenise, kam dy binjake, para dy dite kam bere cerkllazhen per arsye se kam pas hapje te cerviksit per maje te gishtit. Po ashtu me shqeteson fakti se nuk jam ende duke i ndier levizjet e bebave, ultrazerin e kam bere tani dhe mjeku me tha se gjithçka eshte ne rregull. Flm pres me padurim pergjigjen.