Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cista ne vezore

Pershendetje doktoresh shum falemnderit qe po ndani koh per ne, te uroj shum sukses. Ciklin e kam pasur me date 19 dhjetor dhe tani kisha vones te ciklit shkova tek mjeku me me kontrolloj me eho me tha qe nuk jam shtatzen dhe verejti qe kisha nje cist 5 cm me beri analizat e gjakut dhe te urines si dhe beta hcg, me cka testi i shtatzenis me doli negativ ndersa analizat e gjakut dhe urines me dolen krej ne rregul. Me rekomndoi te mar tableta Primolut Nor 5 mg nga 2 kokra ne dite per 10 dite rrjesht me tha ti nderpres vetem nese me shfaqet cilki , une fillova ti perdornga ajo dite dhe sot jane bere 5 dite nga perdorimi i tabletave ende nuk me kan ardhur mestracionet, jam shum e shqetesuar se cfar ndodh me mu pse nuk me vjen cikli , me thoni cfare te beje pasi para 4 mujave kisha nje missed abort ne javen 8 dhe nuk dihen shkaqet pse ndodhi.

Dita Aliu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dita

Të rekomandoj të presësh edhe 5 ditë të tjera pa mjekim. Nëse cikli nuk të vjen përsëri, rikonsultohu me mjekun tënd për të marë një trajtim tjetër.

Shtatzëninë të rekomandoj ta kërkosh së paku 6-të muaj pas abortit. Përpara se të tentosh për shtatzëni, duhet të rivlerësohesh edhe një herë nga mjeku, për gjendjen e shëndetit tënd riprodhues.

Gjithë të mirat.

/komuniteti