Çrregullime menstruale
Jona
(15 vite më parë)
Përshëndetje Jona.
Prania e kistit edhe mund të ndikoj në fillimin e shtatzënisë, por ndikimi i kisteve në shtatzëni shpesh është problematik. Prandaj shumë mirë që e ke hequr, por përpara se të pretendosh për fillimin e shtatzënisë, duhet të rregullohet rregjimi i ciklit menstrual. Me vizitë, analiza dhe ekzaminime, mjeku do të gjejë shkakun e çrregullimit të ciklit menstrual dhe do të rekomandojë terapi medikamentoze. Kur cikli menstrual të jetë i rregulluar, do të jetë e thjeshtë gjetja e periudhës së ovulacionit.
Ditët e ovulacionit, gjenden duke matur temperaturën bazale. Kur ajo rritet 1-1.5°C, mbi temperaturën e ditëve pas gjakrrjedhjes, mendohet se është periudha e ovulacionit dhe mundësia e fertilizimit.
Të uroj fat.
Pershendetje, jam 22 vjeç, menstruacionet nuk i kam te rregullta, si mund ta llogarise diten e ovulimit se po perpiqem te ngelem shtatzene por pa rezultat, pak kohe me pare kisha kiste dhe e hoqa, a ndikon kjo gje ne pengimin e shtatzenise? Faleminderit!