Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje ne fund te barkut dhe tek vagina
Pershendetje dr,Mimoza jam ne javen e 25 te shtatëzënsis kam dhembje ne fund te barkut por jo te te panderprera,pome shqetson dhembja ne vagin konkretisht anash eshrat apo muskujt kur zgjohem kur bej levizje te kembeve,kam qen ne kontroll me 4 janar ishte gjithqka ne rregull po tash me jan shfaq ato dhembje ju lutem nje keshill.
Egzona Jakupi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Egzona

Dhimbjet në fund të barkut ndodhin për disa arsye. Për të përjashtuar lidhjen e tyre me shtatzëninë, bëj një matje të qafës së mitrës me ekografi (cervikometri). Nëse përmasat rezultojnë brënda normave, shtatzënia po ecën normalisht. Pas saj bëj analizë të urinës komplet, për të përjashtuar mundësinë e një infeksioni urinar. Nëse edhe kjo analizë rezulton normal, duhet menduar që dhimbjet mund të shkaktohen nga shtypja që ju bën mbaresave nervore uterusi gravidik. Që ta dominosh këtë situatë jo të këndëshme, të rekomandoj të qëndrosh shtrirë anash majtas. Ky pozicion do të lehtësonte ty dhe bebin pasi furnizimi me gjak bëhet shumë më mirë se në pozicionet e tjera shtrirë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti