Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cmv igg dhe igm

Peshendetje doktoreshe kam pasur nje abort para kater muaj ne javen e gjahste te shattezenise kam bere te gjitha nalizat strishot pap test me dolen mire edhe TORCH testi pervec se me doli pozitif cmv igg 45.90 dhe igm 15.90 tani pas dy muaj i kam perseritur prap dhe vlera eshte cmv igg 46 dhe igm 19 cka do te thote kjo a ka kaluar infeksioni apo eshte ende aktiv dhe nese ka kaluar ne baze te ketyre vlerave a mund te provoj perseri per nje shtatezeni tjeter pres pergjigjen tuaj me padurim.

Lule Lule (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lule

Vlera e IgG tregon në përgjithësi infeksion të kaluar të CMV, por vlera e IgM në rastin tënd tregon se CMV e ka rimarrë veten. Duhet të dish që infeksioni nga CMV, do kohë që të trajtohet. Prania e tij mund të ketë qënë shkaku i abortit. Në momentin që do të negativizohet vlera e IgM, atëherë ti mund të fillosh një shtatzëni të re.

Gjithë të mirat.

/komuniteti