Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizat në shtatzëni

Pershendetje, Dr.Memli une jam ne javen e 13 te shtatzanis , dua te pyes se kur duhet ti bej analizat sepse nuk e kam kohen per vizit te mjeku ime deri ne fillim te muajit te ardhshem. gjithashtu jam shtatzane me binjak dhe deshta te dije se a mundem me shiku gjinin pas javes se 14. me respekt.

Hani Berisha (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Hani

Janë një seri analizash dhe ekzaminimesh që duhet të bëjë shtatzëna, pas javës së 12-të të shtatzënisë. Këto analiza dhe ekzaminime bëhen në periudha të caktuara dhe gjithnjë nën këshillat e mjekut që ndjek shtatzënisë. Në javën e 13-të të shtatzënisë, fillohet me analizën e gjakut komplet si dhe vlerësimin e grupit të gjakut dhe faktorit rhezus. Mjaft e rëndësishme është edhe analiza e urinës si dhe kontrollet periodike me ekografi.

Në javët e mëvonshme bëhen edhe analiza të tjera të cilat mund të jenë të rutinëës apo të detyruara nga ecuria e shtatzënisë. Pra, disa analiza bëhen edhe kur vlerësohet se diçka nuk po shkon mirë gjatë shtatzënisë, gjithnjë me rekomandomin e mjekut që i ke besuar ecurinë e saj.

Mos mendo se është e nevojshme të bësh të gjitha analizat që ofron shkenca mjeksore, sepse për disa analiza mundet të mos kesh nevojë ti bësh. Prandaj, kontakto gjithnjë dhe për çdo problem mjekun që të ndjek shtatzëninë dhe është ai i cili do të drejtojë hap pas hapi.

Gjinia e fetusit bëhet i dallueshëm rreth javës së 6-të. Problemi qëndron në pozicionin që merr fetusi për t’u vëzhguar dhe vlerësuar nga mjeku. Gjithmonë kjo varet edhe nga pozicioni që mer bebi. Saktësia e vlerësimit të gjinisë, rritet rreth javës së 22-të e më tutje të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti