Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion vaginal në shtatzëni

Te pershendes Dr. Faleminderit shume per pergjigjet tua. Jam ne javen 23 kam infeksion ne vaginr me err te keqe jam duke perdorr Fluomizin. Pyetja ime eshte nese kete infeksion e kam pas ne kohen kur kam mbet shtatzrne a mundet me pas efekt negativ te beba? Faleminderit shumeeeee.

Dona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona.

Nuk besoj se këtë infeksion e ke patur edhe para 23 javëve, përndryshe duhet të kishe shqetësime dhe duhet ta kishe ndjerë erën e keqe.

Tashmë që ai ekziston, duhet ta konfirmosh me analiza dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Nëse i ke bërë shumë mirë. Trajtimi është shumë i domosdoshëm edhe për shkak të shtatzënisë. Asnjëherë nuk është mirë që infeksionet gjenitale apo urinare të jenë të pranishëm gjatë shtatzënisë.

Të uroj shërim të shpejtë dhe ecuri të mbarë të shtatzënisë.

/komuniteti