A mund të jenë ujëra?!
Marsida Ashiku
(14 vite më parë)
Përshëndetje Marsida
Vizito mjekun dhe shpjegoja se çfarë të ka ndodhur. Me ekzaminim ekografik, ai do të vlerësoj përmasat e xhepave amniotik, për të përjashtuar mundësinë e plasjes së parakohëshme të membranave. Nëse xhepat amniotic rezultojnë normal, bëj analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të vlerësuar dhe trajtuar ndonjë infeksion të mundshëm vaginal.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje i nderuar doktor. Jam ne javen e 26+ dhe pyetja ime eshte: Kur vajta ne tualet vura re te brendshmet qe ishin pak te lagura, mund te jene ujerat apo me fal , sekrecione vaginale, Te lutem me fal per formulimin e pyetjes por s`kisha si te beja ndryshe, prandaj po jua shpjegoj me imtesi, ishin te ujshme dhe pa ngjyre , cfare mund te jete te lutem, kntrollin e radhes e kam ne date 26 janar. Me respekt Marsida, Elbasan.