Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të mbetem shtatzënë me këtë problem?

Pershendetje doktoresh ju kutem nese mund te me ndihmoni dhe te me sqaroni sado pak per problemin qe kam sepse jam shum e shqetesuar ... Une jam e martuar qe 3 vite jetoj ne gjermani problemi im eshte ky une kur isha vakz ciklin nuk e kisha te rregullt vetem me tableta me vinte pasi qe jam martu qdohere kam tentu per shtatzani vazhdimisht po pa sukses mas nje viti kam fillu kontrollat ketu ne gjermani dhe me doli se kisha vezoret policistike kam perdor klomifen kam bere laparaskopin per heqje te cistev dhe kam perdorur puregon si dhe ovitrelle ineksione ne bark po une ndoshta spo e kuptoj mjekun mire po deri tani skam patur sukses gjithmon kam kontrolla per te pa rritjen e folikulav para ketij muaji kisha pas nje cist dhe nuk kam perdor terapi ket muaj po por cikli me erdhi para kohe jam shum e brengosur se a do kem sukses te mbetem shtatzen apo duhet te perdor ndonje metod tjeter une jam 24 vjeq ju lutem ni pergjigje dhe qe eshte e nevojshme kur te jem ne pushim isha konsultuar dhe me ty ne nje kontroll deshta te theksoj se une perdor hapa dhe per gjendrren tiroide qdo dit mos eshte ky problemi e zgjata ndoshta por jam shum ne merak ju flm per mirkuptim dhe ndihmen qe ofroni!!!

Lejla Selimi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lejla

Nga sa më tregon, dyshoj për çregullim të niveleve hormonale. Të rekomandoj të bësh disa analiza specifike me rekomandimin e mjekut pas një vizite. I rëndësishëm është matja e insulinemisë, e cila ndihmon për të marë terapinë e nevojshme për të trajtuar sindromën e ovarit polokistik. Në infertilitet ndikon edhe situate në gjëndrat tiroide. Nëse trajtimi që merr është i duhuri, shtatzënia do të ndodhë shumë shpejt.

Gjithë të mirat.

Lejla Selimi (14 vite më parë)
Faleminderit shum shummmm

/komuniteti