Infeksion urinar në shtatzëni
Arta
(15 vite më parë)
Përshëndetje.
Sa shpejt e ke konfirmuar praninë e shtatzënisë, Arta ?!. Mirë do ishte që analizat e sekrecioneve vaginale dhe të urinës t’i kishë bërë përpara shtatzënisë. Tashmë që infeksioni urinar është i pranishëm, unë të rekomandoj që trajtimi të jetë medikamentoz. Kjo do të thotë që duhet të përdorësh medikamente mjeksore, për të eliminuar infeksionin urinar. Prania e infeksionit urinar në shtatzëni, është rrezik i madh për ecurinë normale të saj.
Çaji i boronicës, është mjaft i mirë kur përdoret si ekuilibrues bakterial, por ai asnjëherë nuk mund të trajtoj dhe mjekoj infeksionet urinare.
Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.
Jam ne javen e katert te shtatzenise, i kam bere analizat e urines me kane dale shume bakterie, djegje te urines, a mund te perdor çaj brusnica (boronice e kuqe)?