Kalciumi dhe magneziumi
Linda Kusari
(14 vite më parë)
Përshëndetje Linda
Acidi folik rekomandohet që të meret deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Më pas shtatzëna nëse ka një ecuri normale të shtatzënisë, vazhdon me konsumin e multivitamina, të cilat e kanë në përbërjen e tyre edhe kalciumin edhe magneziumin. Në javën e 16 deri 45 ditë pas lindjes rekomandohet të meret suplementi me hekur.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dr.Mimoza, Deshta te ju bej nje pyejte. Jam ne javen 15 te shtatezanise deri tani kam konsumuar acid folik. Sot desha te bej nje vizite te gjinekologu por ai ishte jashte vendit dhe shkova tek nje gjinekolog tjeter dhe ai me tha rekomandoj te marre kalcium dhe magenzium. Nuk e di cfare te bej....A te pres mjekun tim apo te marre keto qe me ka rekomanduar? Pres keshillen tuaj Gjithe te mirat, Mirlinda