Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ti nënshtrohem procedurës së amniocentezës?

Jam Erinda dhe jam 5 muajshe shtatzene. Gjate akzaminimeve rutine mjeket me thane se bebi im ka buzen e siperme te care (clift lip) dhe nje kembe jo te zhvilluar normalisht. EKO-ja tregon zhvillim normal te trurit dhe zemres. Amniocentezen nuk ma kane keshilluar pasi thone se demton bebin. Ju cfare me keshilloni ti nenshtrohem apo jo procedures se amniocentezes dhe nese rezulton te jete nje crregullim kromozomal cfare pasojash do kete te bebi kur te linde? Ne pritje te pergjigjes tuaj. Me respekt Erinda.

Erinda Senesi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erinda

Anomalitë që janë dalluar ekografikisht te bebi janë të dukshme, por mendoj që amniocenteza është ekzaminimi i duhur për të përcaktuar anomalitë kromozomike të fetusit.

Në bazë të rezultateve mjekët do të këshillojnë për ecurinë e shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti