Grupi i gjakut rh-d ; o (zero) negativ
Ari B
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ari
Shumë mirë që keni bërë analizat e gjakut dhe keni vlerësuar edhe rhezusin. Gjatë shtatzënisë, rreth javës së 28-të duhet të bësh shiringën mbrojtëse të imunoglobulinës. Nëse për ndonjë arsye kjo nuk bëhet, atëherë duhet të bëhet pas lindjes brënda 72 orëve.
Shtatzënat me Rh negative, duhet të vizitohen më shpesh tek mjeku gjatë shtatzënisë dhe të kontaktojnë me të për çfarëdo gjakrrjedhje të mundhsme.
Ju uroj fat dhe gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, une dje bera testin e per grupin e gjakut dhe me doli zero negativ (rh-d). Te lutem nese ke mundesi te me tregosh mos paraqet ndonje problem per frytin? Nese po cfare duhet te ndermarre? Faleminderit per punen e palodhshme.