Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontraceptivët emergjent

Me intereson te di pak me teper per efektet e kontraceptivit emergjent. Ciklin e fundit e kam patur me date 14 deri me 18 janar 2013, kam patur maredhenie te pambrojtura me date 23.01.2013, sipas udhezimeve ne internet shkruan se duhet te merren kontraceptivet emergjent deri ne 72 ore pas aktit seksual, ju lutem me informoni se a mundem ti marre vet kontraceptivet dhe a shkaktojne ndonje crregullim eventual, marre parasysh se gjinden ne pune...apo duhet marre pushim mjeksor. P.s. patjeter me duhet mbrojtje nga shtatezania eventuale. Pres pergjigjen tuaj sa me pare, ju falenderoj paraprakisht.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Flutura

Nuk është e nevojshme që të marësh pushim nga puna, pasi kontraceptivi i urgjencës nuk jep komplikacione. Marja e tij nuk rekomandohet të jetë e shpeshtë, pasi ai mund të çrregullojë ciklin menstrual.

Gjithë të mirat.

/komuniteti