Dhimbje në kërthizë
Daniela Noem
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Tek gratë shtatzëna sidomos pas muajit të pestë, fillojnë të ndodhin ndryshime në lëkurën e barkut. Ajo tendoset dhe në të formohen të çara, të cilat me rritjen e moshës së shtatzënisë bëhen më të theksuara në bark dhe rrëzë kofshëve. Si në rastin tuaj, lëkura e barkut humbet elasticitetin. Nga kjo gjëndje zona e umbelikusit (kërthizës), bëhet më e dalë duke u shoqëruar edhe me dhimbje të lehtë.
Nëse ju bezdis kjo gjëndje, drejtohuni tek mjeku dermatolog i cili do t’ju japë trajtimin e duhur.
Konsultohuni me gjinekologun tuaj për të marë trajtimin suplementar të nevojshëm në lidhje me aneminë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Doktoresh , une jam ne javen e 33 te shtatzanis dhe kam dhimbje ne kerthiz dhe e ndjej te nxeht,, doja te pyesja cfare me rekomandon ferro apo legofera pasi kam dal anemike 3 ml (9.9). Dhe mund te vazhdoj te pij kalcium ? Faleminderit shume per perkushtimin qe na beni.