Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aspirin protekt

Pershendetje! Jam ne javen e 31 te shtatzenise dhe perpara 3 jave ne viziten time te fundit doktori me dha asprin protekt, pasi pa disa pika te bardha ne eko qe mesa me shpjegoi ishte qarkullim jo i mire i gjakut. Me tha te flija shume ne ane te majte pasi me perpara nuk e kam bere kete gje. Dua te di a kam ndonje gje shqetesuese si psh peshe e vogel e femijes, pasi dhe barku nuk eshte aq i madh sa per ne fund muaji te 7. Edhe nje pyetje te fundit... pse ne eko mosha e shtatzenise del gati 1 jave me e vogel se ajo e llogaritur nga menstruacionet? Per shkak te ciklit te çrregullt apo femija nuk eshte zhvilluar tamam. Kam qene 48 kile e tani jam 60. Mosha 27. Pres me padurim, pergjigjen tuaj. Gjithe te mirat.

Ema (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ema.

Mjeku ka arritur të dalloj me ekografi, shkakun përse bebi yt ka zhvillim të vonuar. Mesa duket, ai nuk furnizohet normalisht me sasinë e nevojshme të gjakut. Qëndrimi anash-majtas dhe trajtimi me asprin protekt, është efektiv.

Të rekomandoj të jesh në kontroll të vazhdueshëm mjeksor, për të ndjekur lëvizjet e bebit dhe gjendjen e placentës.

Uroj që situata të për mirësohet pas trajtimit dhe rregullimit të rregjimit ushqimor.

Shtatzëni të mbarë.

/komuniteti