Termini i lindjes
Liridona Hajdini
(14 vite më parë)
Përshëndetje Liridona
Mjekët nuk e ndjekin shtatzëninë me muaj. Praktika e formuar mjeksore, ka konsoliduar ndjekjen e shtatzënisë me javë. Duhet të dish se një lindje normale zgjat 280 ditë ose 40 javë. Ndarja e shtatzënisë me muaj, ka qënë praktikë e nëna tona.
Nëse dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual ka qenë 17.09.2012, atëherë ju jeni në javën e 18 të shtatzënisë dhe data e përafërt e lindjes është 24.06.2013.
Ju uroj çdo të mirë.
Pershendetje, une me 17 shtator kam qene me cikel menstrual i cili tek une zgjat zakonisht 5-6 dite d.m.th 22 ose 23 shtator ka perfunduar, pastaj kur kam shkuar tek mjeku me 25 tetor me ka thene jam shtatzene. Desha ta dije kur fillon muaji i nente me cilen date deri me cilen date? ju pershendes, jeni te papare.