Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Koha e duhur për konfirmim të shtatzënisë

E nderuar kur konsideroni ju se eshte koha e duhur te drejtohem te gjinekologu per konfirmim te shtatzenise, dita e pare e ciklit te fundit ka qene me 9 maj, sot me date 13 qershor me ka dale testi pozitiv, qysh para 3 muajve kam marre acid folik dhe po vazhdoj te marre, flm shume.

Jeta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta.

Shumë mirë që ke përdorur acidin folik prej tre muaj, e duhet ta përdorësh deri në javën e 12-të të shtatzënisë. Kjo do ndihmojë për ecuri normale të zhvillimit të fetusit. Tashmë që shtatzëninë e ke vlerësuar me test shtëpije, paraqitu tek mjeku gjinekolog për ta konfirmuar atë. Ai do të vizitoj, ekzaminoj dhe do të japë plot rekomandime që duhet t’i zbatosh për të patur ecuri sa më të mirë të saj.

Sinqerisht të uroj shtatzëni të mbarë.

Data e mundshme e lindjes do jetë 12-13 shkurt 2012.

/komuniteti