Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është i sigurt testi beta hcg?

Pershendetje Dr. Keta desha te di nga ju se dje bera nje test beta hcg shifra e tij me doli 245.3 mirepo une kam bere kete te dt bara dates se ciklit kam kohe edhe dy dite por nuk e di a duhet besuar testin beta hcg dhe a jane normale dhimbjet e barkut qe kam sot? Pres pergjigjen tuaj me kthy sa me shpejte, gjith te mirat.

Celiii& Dino (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Celi

Vlerat e larta të testit të beta hcg mbi 5 mlU/mL, më së pari tregon praninë e shtatzënisë. Por nëse ajo mungon, mund të dyshohet edhe për problem të tjera shëndetsore. Nëse ndodh që menstruacionet nuk vijnë në ditën e pritshme të tyre, të këshilloj që të mos neglizhosh dhe të kontaktosh pa tjetër një mjek të përgjithshëm.

Gjithë të mirat.

Sara :d (14 vite më parë)
oj Celiii po besoj qe po masi kjo vlere te ka dal kur te bene eho tregona
Celiii& Dino (14 vite më parë)
Flm shum sandra por spo di po frigsohem dhe nuk ju besoj syve edhe vesheve them me vete oh more zot athu eshte e vertet.
Sara :d (14 vite më parë)
ooo Celiiii shume me gezove ishalla te ec mbar....nuk e ke iden sa u gezova per kete lajm

/komuniteti