Marrëdhënjet në shtatzëni
Laura N
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Në përgjithësi raporti seksual gjatë shtatzënisë nuk është i kundërindikuar, me përjashtim të situatave si gjëndje të rrezikut për abort, lindje parakohe, prani të gjakrrjedhjes dhe kontraksioneve të dhimbshme të uteruesit (mitrës).
Është mirë për shumë arsye që muajin e fundit të shtatzënisë edhe me mirëkuptimin midis çiftit, marrëdhënia seksuale të jetë e përmbajtur dhe të zëvëndësohet me sa më shumë dashuri përkëdhelëse dhe kujdes reciprok.
Ejakulimi brenda në vaginë nuk e rrezikon shtatzëninë.
Ju uroj të kaloni shtatzëni normale.
Pershendteje Dr. Mimoza jam ne javen e 14 te shtatzenise deshta tju pyes rreth marredhenjeve a mundem me pas marredhenje gjate shtatzanise edhe a eshte mire a keq qe sperma te lihet brenda ne vagine? flm shume per mirekuptim, shpresoj te me pergjigjeni.