Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pilulat kontaceptive

Pershendetje doktoresh, kam lexuar qe eshte bere nje studim dhe kane ardhur ne perfundim qe pilulat kontraceptive ta ulin peshen, sa eshte e vertete kjo?

Elma (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elma.

Edhe mundet që është konkluduar nga ndonjë studim se, përdorimi i pilulave kontraceptive të ulin peshën trupore. Nuk e di se sa e rëndësishme është kjo për ty dhe gratë e tjera, por nëse është, atëherë do jetë mirë të bëhet i pranishëm edhe në këtë ueb.

Kontracepsioni me pilula është mjë metodë e planifikimit familjar. Ky është qëllimi i reklamimit dhe ofrimit për përdorim të kontracepsionit me pilula ose ndryshme hormonal.

Mendoj se më e rëndësishme është që, kur arsyetohet për të përdorur një nga metodat e planifimit familjar, duhet të kihet parasysh se kontracepsionët hormonal nuk rekomandohen të përdoren nga:

- gratë shtatzëna ose ato që dyshojnë për shtatzëni,

- gratë me tumore të ditura apo të dyshuara, të gjirit ose të organeve gjenitale,

- gratë me sëmundje hipertencioni dhe zëmre ose që kanë paraqitur trombe në të shkuarën,

- gratë me sëmundje të mëlçisë,

- gratë që paraqesin hemoragji vaginale deri sa të përcaktohet diagnoza,

- gratë me diabet dhe komplikacione vaskulare,

- gratë që pijnë cigare si dhe të gjithë çiftet e pasigurtë në jetën seksuale.

Gjithë të mirat.

Luis Luis (14 vite më parë)
louise edhe mua ne shtatzani permes gjakut ma kan ber ket test ketu e ch ma marr uj

/komuniteti