Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth analizës së sëmundjes Sindrom Daun

Pres femijen e trete, jam ne javen e 14 te shtatzenise, pas kontrollit te gjinekologu me eshte thene qe te beje analizen e Sindrom Daun, pasi qe jam 40 vjeçare, pas javes se 15 dy lindjet i kam pasur normal dhe femijet e shendoshe, andaj ju lutem me tregoni sa eshte e sigurte kjo analize dhe a eshte me dhimbje, ju pershendes dhe paraprakisht ju falenderoj per keshille.

Vjollca (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjollca.

Ekzaminimi është i sigurtë dhe pa dhëmbje dhe quhet ekografia morfologjike. Kjo ekografi realizohet rreth javë së 20-22 të shtatzënisë.

Ekzaminimi vlerëson zhvillimin e organeve të brendshme të fetusit, shenjat e drejtëpërdrejta ose të dyshuara për keqformime, rrahjet e zemrës fetale, trashësinë e lëkurës prapa qafës fetale si tregues i dyshuar për çrregullime të mundshme kromozotike, fluksin e gjakut që merr fetusi nga nëna me anë të kordonit të kërthizës, sasinë e lëngut amniotik, pozicionin dhe strukturën e placentës, trashësinë e kordonit të kërthizës, gjininë e fetusit kur pozicioni fetal është i favorshëm.

Uroj që shëndeti i fëmijës të jetë normal.

/komuniteti