Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Domethënia e CC-së dhe OUE-së

Pershendetje doktoreshe, aktualisht jam 28 javeshe (shtatzenia e dyte). Ne kontrollin e fundit ne javen 26 + 1 doktorri pas ultrazerit dhe kontrolles gjinekologjike, ne raport me shenoi CC 80 %, OUE 1 cm. Çfare domethenie kane keto dy terme? Terapi tani jam duke marrur Manges 2 X 1 dhe vitamina per shtatzena si dhe me rekomandoi te qendroje sa me shume e shtrire. Eshte kjo hapja prej 1 cm shume per keto jave?

Alketa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alketa.

Kontraksionet, shkurtimi i qafës së mirës si dhe dilatacioni/hapja në këtë moshë të shtatzënisë, nuk janë normale. Rekomandimi i mjekut për të përdorur magnezium dhe vitamina, tregon se ndodhesh përpara rrezikut për lindje parakohe dhe ai tenton ta dominojë këtë mundësi. Është i rëndësishëm përdorimi tyre dhe po aq i rëndësishëm është rregjimi i shtratit mbase deri në term.

Nëse mundësh, më dërgo konkluzionet e ekografisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti