Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Placenta e pjekur në shkallën e 3-të

Miredita doktoreshe, kam nje pyetje para 3-4 dite kam qene tek gjinekologu (vizite e rregullte), mirepo ai me rekomandoi me shku menjehere ne spital per shkak se placenta eshte pjekur para kohe deri ne shkallen e 3-te, une jam ne javen 37 + 3 dite, mirepo ne ultraze del se beba eshte ne javen e 35, pyetja ime eshte a mundet me i ndodh diçka bebes, kur dihet se beba nuk ka mundur me u ushqyer per shkak te placentes? Faleminderit.

Ilire (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilire.

Placenta në gjendjen e konstatuar nga mjeku, tregon se bebi ka mangësi në ushqyerje. Prandaj ai ka diferencë zhvillimi, e cila reflektohet në vlerësimin e javës së shtatzënisë. Ndjekja hospitalore është e rëndësishme, për të filluar stimulimin e lindjes kur mjekët ta vlerësojnë të arsyeshme.

Uroj që çdo gjë të shkoj sa më mirë.

/komuniteti