Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Klaminia në shtatzëni

Pershendetje.


Doktoreshe jam ne muajin e 5 te shtatzenise, kam bere analizen e strisho klamidia une dmth. strishe cervikale te klamidias dhe burri strisho uretrale te klamidia ka dal Pozitiv me nje plus (+),  jam konsultuar me gjinekologen ku edhe nuk e ka bere shume tragjike, na ka jap terapi per mua Erotromicin 7 dite dhe vag. Polygynax, kurse burri Azomex 3 dite dhe Doksicilin 10 dite. Doktoreshe, a mund te kete ndonje ndikim te keq ne femije terapia apo bakteria sepse vazhdimisht jam e shqetesuar edhe pse mjeku me ka thene se me nje (+) nuk eshte shume e rrezikshme dhe do te sherohet.

Enisa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Enisa.

Trajtimi i klamidias është shumë i domosdoshëm. Ai nuk transmetohet gjatë shtatzënisë tek bebi, por gjatë proçesit të lindjes mund të transmetohet nga nëna tek fëmija.

Për më tepër lexo linkun:

http://www.bebaime.com/konceptimi/klamidia

Të uroj shërim të shpejtë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti