Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analiza e spermogramit

Pas spermogrames qe beri bashkshorti doli se 20 % e spermatozoideve ishin te levishem aktive,me levizje mesatare 25%,konstante me levizje ne vend 15%, ndersa 40 % ishin te palevizshme dhe se perqendrimi per 1 ml ishte 12 milion,,5 ml ishte gjithsej masa e ejakuluar dhe nr i pergjithshem ne volum 60 milion,morfologjia ishte normale me pak patologji te kokes dhe bishtit,ngjyra e bardhe dhe era karakteristike,reaksioni,8.7,viskoziteti pak viskoz,ngjitja ishte shenuar me shenjen (-),rruaza te bardha 8-10 per fushe,rruaza te kuqe 1-2 per fushe,kohezgjatja 10 min.Ai mori mjekimin e nevojshem por une doja tju pyesja,me keto parametra te spermogrames a ka ndonje gje shume serioze,a mun te kaloje me kurimin,dhe dicka tjeter,a ndikon eksitimi ne keto analiza pasi ne momentin e ejakulimit ai nuk ishte plotesisht i eksituar per shkak te stresit mosperqendrimit etj sic ndodh rendom ne keto raste.Mosha eshte 32 vjec,Ai mori kure me profertil per tre muaj dhe disa barna te tjera per infeksion.Pres me padurim pergjigjen tuaj.Faleminderit!

Bela Gula (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Bela

Rezultatet e spermogramës, vlerësohen nga mjeku androlog. Që të fillohet një shtatzëni, duhet që përveç spermatozoidëve vitalë, edhe shëndeti riprodhues i femrës të jetë në kondicione optimale. Prandaj të këshilloj që përpara se të tentosh për shtatzëni, të bësh këshillim parakoncepsional.

Të uroj fat.

nadia lola danushi (10 vite më parë)
te njejtin prb kam dhe une me burrin 75% i doli analiza dmth nuk ka levishmerin e duhur dhe doja te dija a esht prb per mos me mbet 7zan ju lutem dr me ktheni nje prgj
Bela Gula (14 vite më parë)
une i kam bere keto analiza dhe cdo gje eshte ne rregull,doja vetem te dija qe fakti se vetem 20 % spermatozoide ishin te levizshem aktive dhe 40% te palevizshem a perben ndonje problem serioz?

/komuniteti