Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet pas lindjes

Pershendetje, kam lindur para 6 javesh. Foshnjen e kam ushqyer me gji vetem 1 muaj dhe pastaj nuk kam patur qumesht, tani e ushqej me qumesht artificial. Desha te pyes se kur do ti kem menstruacionet e para pas lindjés, dhe a egziston mundesia per te ngelur shtatzene? Ju uroj gjithe te mirat!

Besa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa.

Uroj që fëmija të rritet shumë mirë edhe pa qumështin e gjirit. Me ndërprerjen e qumështit të gjirit, mundësia e rikthimit të menstruacioneve është më e hershme, sesa tek një grua që e ushqen bebin me gji. Mundësia e mbetjes shtatzënë është shumë e lartë, dhe mund të ndodhë edhe në periudhën e ovulacionit të parë e cila ndodh pa ardhur menstruacioni i parë pas lindjes.

Për t’u ruajtur nga një shtatzëni e padëshiruar paslindjes, përdoren metodat e planifikimit familjar.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti