Urgjente rreth dështimit
Mire Thaqi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mire
Shkaqet që ndodh një abort janë të shumta si; difektet gjenetike, anomalitë uterine, shkaqe endokrine, infeksione, patologjitë sistemike, faktorët imunologjik dhe shkaqe të tjera të panjohura. Mjeku duhet të tentoj të gjej shkakun. Rekomandohet që tentativa për shtatzëninë e rradhës të bëhet 6-të muaj pas abortit. Dhe përpara se të tentohet për shtatzëni, mjeku duhet të bëj këshillimin parakoncepsional.
Bën mirë që të ndjekësh këshillat e mjekut obstetër-gjinekolog.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktorreshe. Kam qene te premten te mjekja siq te kam pyetur rreth shtatzanise. Me tha qe perseri qenka i pa zhvilluar deri ne 4 jave ka shku mire dhe me s`eshte zhvilluar dmth tash une i kam dy muaj e gjysem. Me tha qe duhet me hek po duhet me shku ne spital me te dhon narkoz me me pije dhe pastaj me me pastru. Po kam frike shume. A nuk bon pa narkoz veq me hapa me qit. Ju lutem doktorresh sipas pervojes suaj me ndihmoni se kam shume besim te ju. Kam lind dy femi normal pse tash me me ndodh. Jam shume duke u merzitur. Ju faleminderit per mirekuptim.