Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fotografimi i dhëmbit në shtatzëninë e hershme

Pershendetje doktoreshe. Desha t`ju pyesja a ka ndikim negativ fotografimi i dhembit pasi kisha qene shtatzene dhe se kam ditur, ka pasur 3 dite para kohes qe i kam pritur menstruacionet?

Shkurta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndejte Shkurta.

Gjatë shtatzënisë, rekomandohet që ndërhyrjet në dhëmbë të evitohen sa më shumë të jetë e mundur. Në pamundësi, mund të kryhen edhe ndërhyrje të ndryshme por gjithënjë stomatologu duhet të jetë i informuar për shtatzëninë e pacientes. Ekspozimi ndaj rrezeve Rontgen, preferohet të mos bëhet në tremujorin e parë të shtatzënisë. Nëse fotografimi është i domosdoshëm, mund të bëhet duke përdorur të gjitha masat mbrojtëse për nënën dhe fetusin. Fotografimi me aparate digitale Rontgen (radioviziografia), është më i pranuar për shkak se rrezatimi është rreth 80% më i vogël se sa tek aparatet klasikë.

Shpresoj që influenca negative e ekspozimit ndaj fotografimit të dhëmbit, të mos ketë ndikuar tek bebi.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti