Kruarje në vaginë
Alea Morina
(14 vite më parë)
Përshëndetje Aneda
Kruarjet në vaginë ndodhin si pasojë e një infeksioni në traktin gjenital. Duhet të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Rezultatin tregoja mjekut gjinekolog. Duke u bazuar në rezultatet e tyre, ai do të japë rekomandimet e nevojshme dhe trajtimin e duhur. Pasi të jetë trajtuar ashtu si duhet infeksioni vaginal, mund të kërkosh për shtatzëni.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh, mu urinokultura me ka dal mire ndersa urina e thjeshte me ka dal keq me bakere dhe me proteina ++- doktoresha jo gjinekologe me ka thene 6 ineksjone 3 kombinime gentamicin ka qene njera 120 , nitrofurantoine 3 here ne dite, utinorm con caranberry 8 dite me pi, kam kryer terapin siq me ka thene por prap po kam kruarje ne vagin para ciklit si zakonisht me ka thene se ke ftofje te traktit urinar, Desha te pyes urina me baktere a eshte shkak i kruarjes qe kam, dhe sa eshte e veshtire te kalosh me sukeses kete ftofje te traktit urinar, dhe a ka ndikuar sa do pak negativ kjo gje per mosmbetje shtatezen qe nje vit. Une kur ti mbushi 3 jave prap me nje analiz te urines ka me shku te doktoresha edhe pse e di se nuk ka pas sukes kjo terapi sa do e madhe si doz ka qene.