Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Termini i kaluar i lindjes

Pershendetje doktoreshe e nderuar: pyetja eshte une e kam kalu terminin qe dy dite, kam bere sot kontrolle te mjeku jam hapur vetem 1 cm, bebi e ka koken poshte edhe eshte ne rregull, kam bere edhe ultraze dhe me tha qe nese nuk lind kete jave te henen te shkoj ne spital por jam e brengosor a do te lindi normal apo me ndonje operacion apo menyra tjera, pres pergjigje nga ju, te pershendes.

Albana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albana.

Shumë e rëndësishme është që zhvillimi i bebit dhe pozicioni për lindje, janë normale.

Ndodh tek shumë gra, që të lindin pas 280-të ditë shtatzënie. Në këto ditë, duhet vlerësuar sasia e lëngut amniotik dhe gjendja e bebit me ekografi, si dhe hapja e qafës së mitrës dhe pozicioni i pjesë paraqitëse me vizitë gjinekologjike. Ti me qetësi duhet të ndjekësh lëvizjet e bebit dhe të lajmërosh mjekun për çdo dyshim që mendon.

Për gjendjet e kalimit të lindjes deri në një javë nga dita e parashikuar e termit, mjeku vendos për stimulimin e lindjes.

Uroj të lindësh normal një fëmijë të shëndetshëm.

Albana (15 vite më parë)
Shume shume faleminderit per keto pergjigjeje qe po na ktheni dhe per keto fjale aq te bukura qe po na ndimojne aq shume gjate shtatzenise, kalo mire.

/komuniteti