Therrje në fund të barkut
Besarta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Besarta.
Shenjat që tregon, janë parapregaditore të fillimit të proçesit të lindjes. Nuk duhet të shqetësohesh, por me afrimin e kohës së lindjes shenja të tilla janë të mundshme.
Në këtë periudhë të shtatzënisë, kontrollet mjeksore duhet të bëhen çdo javë. Ti vetë ke për detyrë të ndjekësh lëvizjet e bebit dhe për çdo ndryshim të mundshëm duhet të lajmërosh mjekun pavarësisht se nuk ka ardhur koha e planifikuar.
Uroj që shtatzënia të shkojë deri në fund dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje! Edhe dy dite dhe shkoj ne javen e 37, eshte shtatzenia ime e pare. Kohes se fundit nganjehere po kam nje dhimbje te lehte shpine si dhe sot nje therrje ne fund te barkut? Çka paraqesin keto? Te uroj pune te mbare.