A është normale pozita e barkut dhe shtangimet e herëpasherëshme?
Rrezarta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Rrezarta.
Mendoj se shqetësimet që përshkruan nuk paraqesin probleme, duke supozuar se ndjenja për rreth kërthizës vjen nga tencionimi i lëkurës së barkut për shkak të rritjes së bebit.
Lartësia e barkut vlerësohet me matje të thjeshta sipërfaqësore, ose edhe nga një sy i stërvitur. Nuk mund të them që është poshtë apo normal, por një konsultë tek gjinekologu mund ta sqarosh dyshimin.
Nëse dhëmbjet shtohen më tepër, atëherë mos prit vizitën e rradhës por menjëherë drejtohu për një këshillim tek mjeku gjinekolog.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje e nderuara doktoreshe.
Se pari ju falenderoj per gadishmerine Tuaj, per tu pergjegjur ne pyetjet e shpeshta e ndonjehere edhe naive te grave shtatzana. Une jam ne javen e 27-te te shtatzenise se pare. Deri tash kam qene shume mire me shendet e poashtu edhe bebi eshte mire (sipas mjekut gjinekolog).
Ka me shume se nje jave qe ndjej disa therje te shkurtra rreth kerthizes te cilat kalojne shpejt prandaj nuk jam shqetesuar dhe aq, pasi qe edhe barku ne kete periudhe ka filluar te fryhet me shume.
Ajo qe me shqeteson tani eshte pozita e barkut, qe me duket poshte (ndoshta eshte normale dhe kjo me eshte fiksuar nga fjalet e rrethit) si dhe disa dhimje te shkurtra dhe jo shume te medha ne fund te barku dhe ne muret e vagines kur po qendroj ulur - dhimbje keto qe me kalojne sapo ngritem ne kembe dhe i bej dy-tre hapa.
A duhet te shkoj te mjeku shpejt per keto shenja apo te pres viziten e radhes?