Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

E shqetësuar rreth zhvillimit të bebit!

Pershendetje dr. Moza! Para disa ditesh mora vesh qe isha shtatzene dhe sot shkova dhe bera analizat dhe i kisha ne rregull,bera edhe eko por doktoresha me tha qe forma eshte e rregullt rrubullake,por nuk i degjoi rrahjet e zemres se bebit dhe duhet te shkoja mbas 10ditesh perseri.Nderkohe me dha te perdor acid folik ,urtogestan 100 oral dhe phloroglucinal eg 80mg per zhvillimin e bebit.Theksoj qe diten e pare te menstruazioneve te fundit e kisha me date 14 dhjetor.Jam 5 apo 6 jave-shete lutem a eshte normale kjo gje (qe bebit mos ti degjohen rrahjet)apo eshte per tu shqetesuar?! Te falenderoj shume per pergjigjen.

Alda Ero (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alda

Nëse data 14.12.2012 është dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit të menstruacioneve, shtatzënia ndodhet në javën e 6-të. Në ato që shkruan, ndjej se je disi e emocionuar dhe e tensionuar. Të këshilloj të jesh e qetë dhe e përmbajtur. Shtatzënia zhvillohet ngadalë dhe bëhet më e sigurtë kur nëna i pret dhe përjeton me qetësi të gjitha fazat e saj. Ke bërë mirë që trajtohesh me medikamentet që përshkruan, dhe të rekomandoj që kontaktet me mjekun gjinekolog, t’i zhvillosh më shpesh vizitat se sa rekomandohet për shtatzënat me moshë të re.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti