Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Prolaktina e rritur dhe konceptimi

Para 8 muaj kam bere analizat hormonale, prolaktina me dul e rritur, kam perdor dostinex mjekja me rekomandoj, pasi e perdora ni muaj e perserita analizen me kish zbritur, por deri tash ende skam mbet shtatzened eri me tani nuk kam qene me ne mjekime deshiroj te me tregoni a ka mundesi te rritet perseri prolaktina dhe deshta me perserit kete analize a duhet vetem diten e 2 te ciklit apo cfare do dite te jete? flm ne mirekuptim.

Anisa Anisa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lule

Meqënëse shtatzënia nuk ka ndodhur edhe pas stabilizimit të nivelit të prolaktinës, të rekomandoj që ta përsërisësh këtë analizë. Nëse niveli rezulton brënda normave, atëherë atëherë duhet të ndjekësh maturimin e folikulit me ekografi, për të gjetur ditën e saktë të ovulacionit. Bëj edhe një analizë të bashkëshortit, për të vlerësuar aftësinë e spermatozoidëve. Nëse të gjitha analizat rezultojnë brënda normave, atëherë shtatzënia nuk ka përse të mos ndodhë. Nivelin e prolaktinës duhet ta pësëritësh ditën e dytë të ciklit menstrual.

Të uroj fat.

Anisa Anisa (14 vite më parë)
flm ne pergjigjjen e dhen dr ju jam mirnjohese me pergjigjjen e juaj .

/komuniteti