Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Parazitë në zorrë

Doktoreshe Mimoza, jam 29 javeshe shtatzene por kam nje shqetesim se kam filluar te kem parazite ne zorre me ngjyre te bardhe dhe te vegjel, si duket ngaqe keto muaj kam ngrene shume bulmet, por nuk di si mund ti shmang?! A ndikojne keto parazite negativisht ne shtatzeni dhe çfare mund te bej ti shmang me kura popullore? Faleminderit.

Elda Gazidede (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elda.

Nuk është normale ekzistenca e tyre. Të rekomandoj të bësh analizë të feçes për gjetur llojin e parazitit. Trajtimi medikamentoz, gjithnjë duhet të bëhet nën këshillën dhe kontrollin e mjekut gjinekolog.

Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.

Moza (15 vite më parë)
Përshëndetje Elda. Bëj analizë të feçes, për të gjetur parazitin e zorrës. Pas analizës diskutohet për trajtimin. Gjithë të mirat.
Elda (15 vite më parë)
Doktoreshe po sjellin probleme per beben sepse mua mjekja gjinekologe me tha se ne shtatzeni nuk mund te kurohen, si te bej? Faleminderit.

/komuniteti