Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cfarë më këshilloni të pi që të më vijë cikli?

Pershendetje doktoreshe. Kam nje vonese cikli prej 10 ditesh (kam vezore policistike) por kete muaj kam tentuar dhe per shtatezani. Shkova sot ne gjenekologu dhe me beri eko vaginale dhe tha qe shikonte nje veze qe kish zbritur ne miter dhe ishte mundesia e nje shtatezanie dhe nuk kisha problem tjeter,keshtu qe bera analizen beta hcg dhe doli perqindja 1.2.. e mora ne tel doktorin e pyeta dhe tha qe nuk jam shtatezane,i thashe cfare duhet te mar qe te ndihmoj ardhjen e ciklit me tha asgje tani per tani,hajde prap ne klinike te bejme nje konsulte(se i kam shkuar tek klinika e tij private),po acid folik te marr i thashe meqe un dua te ngelem shtatezane?jo tha seshte nevoja fare po e diskutojme kur te vish te besh konsulten(dmth te japesh lekun). tani e dashur doktoreshe te lutem dua nje keshille tenden,pasi disa gjenekologe ketu ne ne jane te pangopur ne lek,un nuk kam aq mundesi ekonomike sa te shkoj dhe ti jap perdite nga 50000 lek vetem per nje konsulte. ju lutem cfare me keshilloni te pi qe te me vije cikli, a mund te pi qe tani acid folik,ndonse jam me vonese cikli? tek vetite e acidit folik kam lexuar qe ndihmon dhe ne rregullimin e ciklit eshte e vertet kjo? Ju pergezoj per punen tuaj humane dhe te palodhur.Ju faleminderit.

Dinna :) (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dinna

Nëse të janë vonuar mestruacionet dhe nuk je shtatzënë, të rekomandoj të përdorësh 10 tableta utrogestan, 2 herë nga një tablet në ditë. Pas përdorimit të preparatit ashtu siç e përshkrova, do qëndrosh 5 ditë pa mjekim dhe menstruacionet duhet të vijnë. Me rregullimin e ciklit menstrual, mund të kërkosh shtatzëni.

Acidin folik duhet që ta vazhdosh ta përdorësh, por duhet të dish se ai nuk të ndihmon për mbetjen shtatzënë por është i domosdoshëm për të parandaluar problemet në tubin neural të bebit. Përdorimi i tij rekomandohet të përdoret tre muaj para fillimit të shtatzënisë dhe deri në fund të javës së 12-të të saj.

Të uroj fat.

Nesaaaaaa (5 vite më parë)
Dr Mimoza Keta Kam 2 muaj qe jam pa cikel dhe jam fry shum ne Bark teste te shtatzanis vazhdimisht kam ba po gjithmon me rezultojn negativ dua ta cek se gjithmon me rregull po tash kur e pata ciklin veq si ngjyr kafe dhe 3dit me mbajten a ka naj menyr qe muj me pershpejtue mem ardh cikli se jam e martuar dhe dua prap ta provojm fatin qe te mbes shtatzan osht e kot per cikel dhe nuk po mundem me shku kontroll se jam jasht shtetit .
ardela (6 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe..jam nje vajze 20 vjec..km kryer mardhenie konkretisht ne datat 14-15 shkurt por nuk ka ndodh ejakulimi i te dashurit brenda meje por jasht.nje jav me vone kam pasur serisht mardhenie por perseri ejakulim jasht dhe kete her km pasur shum uri me flihej shum gjume per gati dy jave .bera nje test shtatzanie dhe me doli negativ.gjendja u stabilizua u ktheva n normalitet.km kryer serisht mardhenie n daten 7 mars nderkohe qe n daten 8 prisja menstruacionet.sot eshte data 13 mars dhe un jam 4/5 dite me vonese nderkohe qe ndjej her pas jere dhimbje si t menstruacioneve ne miter por asnje shenj prej tyre.Ju lutem me jepni mendimin tuaj dhe cfare me sugjeroni
genitaa (11 vite më parë)
pershendetje doktorresh jam 13 vjeqare ae nje vit me ka ardhur cikli ndersa ne korrik 2015 nuk me kan ardhur ende aka ndonje proplem dhe qfar duhet te bej te lutem ma kthe pergjigjen faliminderit

/komuniteti