Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Placenta poshtë

Pershendetje! Jam ne javen e 15 te shtatzanise se pare, ne javen e 5 ka fillu gjakderdhja me interval kohor 7 ditor pastaj ne javet ne vazhdim edhe dy her tjera e kam pas po te njejtin problem... tash problemi im eshte se plancenta ime eshte shum poshte. ju lus te me informoni sa paraqet rrezik per bebin apo rrezik per abort spontan kjo gjendje shendetsore si dhe a paraqet rrezik edhe per jeten e nanes?.. ju falemnderit!

Bebi Bebushi (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Yllza

Vendosja e placentës në segmentin më të ulët të mitrës, quhet placenta previa. Ajo mund të provokojë hemorragji të menjëherëshme. Meqë mjeku ka konstatuar që placenta është e vendosur poshtë, rregjimi i shtratit është i rekomanduar dhe mjeku është ai i cili përcakton mënyrën e lindjes në këtë rast. Prandaj duhet të jeni në mbikqyrje të vazhdueshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë gjer në term.

Bebi Bebushi (14 vite më parë)
Ju falemnderit per pergjegje! Pune te mbare!

/komuniteti