Pyetje rreth lindjes normale
Agnesa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Agnesa.
Pesha e bebit prej 670 gram në këtë moshë të shtatzënisë, është më se normale.
Tardyferoni B9, është nga preparatet më të mirë për arsyen që përdoren, prandaj mos hezito ta përdorësh.
Unë preferoj dhe rekomandoj që gratë të kryejnë lindjen në mënyrë natyrore. Është ndjenja më e bukur dhe më e pashlyeshme në jetën e nënës së ardhshme. Lindja me rrugë natyrore mund të realizohet pa dhëmbje, me anestezi spinale.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Doktoreshe Mimoza! Ju pergezoj per ndihmen qe na ofroni per çdo pyetje qe te drejtojme. Une jam nje 23 vjeçare dhe jam ne javen e 25 te shtatzenise, keshtu ma ka nxjerre mjeku gjinekolog moshen e shtatzenise pasi te fundit i kam pasur me dt 20 dhjetor 2010. Ai me ka thene qe do lind nga dt 30 Shtator deri me 2 Tetor, dhe bebi peshonte 670 gr, nuk e di a eshte pesha normale per bebin ne kete moshe? Ne lidhje me anemine qe me ka dale sendimenti 9.3, me ka thene tardyferon 80 mg, mirepo farmacisti me ka dhene nje tardyferon B9 dhe me tha qe ka te njejtin efekt, une akoma s`kam filluar ta perdor pasi kisha frike mos me ndodhte diçka, çfare me rekomandoni ju mua ne lidhje me kete te fundit? Pastaj dua sugjerimin tend ne lidhje me lindjen normale, pasi shumica e grave qe kam pyetur me thone qe eshte gjeja me e tmerrshme qe kalon nje grua ato momente, dhe po me futet frika shume... po lindja me anestezi lokale eshte e rekomandueshme ne lindjen natyrale? Pres rekomandimin tuaj... Ju faleminderit!