Sa javë kam shtatzëni?
Ornela
(15 vite më parë)
Përshëndetje Ornela.
Nëse data 11.12.2010, është dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual, shtatzënia ndodhet në javën e 26-të plus 3 ditë.
Kruarja që ndjen, quhet prurit i shtatzënisë dhe ndodh kryesisht në tremujorin e tretë të shtatzënisë. Mendoj se duhet të drejtohet tek mjeku dematolog, për t’u trajtuar më specifikisht.
Është e vërtetë se lëvizjet e bebit në këtë moshë të shtatzënisë, ndihen herë më shumë dhe herë më pak. Rritmi i lëvizjes duhet të jetë nën kontroll të vazhdueshëm më shumë sesa forca e lëvizjes së bebit.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Se pari te falenderoj shume doktoresh qe na ke dhene mundesine per informimin rreth shtatzenise, eshte hera pare qe te shkruaj. Jam kurreshtare ta di sakte sa jave kam shtatzeni, cikli i fundit ka qene 11.12.2010 dhe a eshte rrezik qe dy dite kam kruarje ne trup pak dhe levizjet e bebit me te lehta jane? Faleminderit.