Luhatjet e tensionit
Noa Noa
(14 vite më parë)
Përshëndetje Erjona
Tensioni i lartë dhe i luhatshëm, nuk është normal në shtatzëni e veçanërisht në këtë moshë të saj. Kontakto sa më shpejt mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë, për vlerësoj e gjëndjen e bebit dhe të të rekomandoj për kohën dhe mënyrën e lindjes e cila mbase duhet të bëhet sa më shpejt.
Të uroj lindje të mbarë.
Pershendetje doktoreshe.Te lutem kam shume nevoj per pergjigjen tuaj.Une kam dy dite qe kam hy ne javen e 37 problemi qendron se ne javen e 27 pata probleme me tensionin e larte qe shkonte 150me 100 per disa kohe mu stabilizua duke u munduar me ushqime pa yndyrna limon hudhren e perdorja shume ne gatime sepse pasi bera te gjitha analizat rezultoi qe kisha yndyrnat e larta ne gjak,sheqeri dhe albuminat ishin shume mire.Problemi qendron se kam disa dite qe kam perseri luhatje tensioni dhe me sjell si ndjesi shtrengimi ne stomak dhe me vjen si per te vjell.Theksoj se jo ter kohen e kam te larte ka momente qe tensioni eshte 110me 70 pastaj krejt papritur 140me 90.Po mundohem ta stabilizoj me leng limoni qe e pi sa here kuptoj se kam rritje.Doja te dija a ka problem kjo per bebin dhe a e veshtireson kjo gjendje lindjen time?Ju lutem se jam shume ne merak.Kam vene re se sa here ndryshon humori kam dhe rritje te tensionit.Mos vall ankthi i lindjes eshte shkaktare i saj?Mos vall duhet te bej nje lindje te provokuar sepse kam frike qe tensioni i ndryshueshem demton bebin?