Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

E kam bërë strishon vaginale dhe cervikale

Pershendetje dr pas keshillave me ty u drejtova tek nje gjinekologe dhe e kam bere strishon vaginale dhe cervikale ajo doli keshtu: pas intubimit te mostrave ne terenet ushqyese 24/48 ore eshte izoluar staphylococcus aureus. preparati mikroskopik: strisho cervikale:qeliza epiteliale te shkaterruara >10 leukocite PMN,koke gr(+). strisho vaginale:qeliza epiteliale te shkaterruara >10 leukocite PMN,koke gr(+) ne numer te madh. Laktobacilet nuk verehen pas keshilles me dr ktu ne pr me pershkruajti terapine vaginalete Flagyl 8 MBREMJE dhe me tha pas tyre pusho deri sa te vie cikli dhe mbas ciklit perdori dhe vaginaletet Polygynax 6 mbremje . dua dhe nje keshill nga ti rreth ksaj bakterie a eshte e rrezikshme dhe aa sherohet lehte dhe a eshte terapia adekuate ,dhe aa bartet tek burri im dhe a duhet aj te perdor diqka flm shume per kontributin qe po jepni dhe po na ndihmoni shume ju pershendes perzemersisht.rona

Rona Rama (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rona

Të rekomandoj që të ndjekësh këshillat e mjekut dhe gjatë periudhës së mjekimit të eleminosh raportet seksuale. Bashkëshorti duhet të bëjë një kulturë të sekrecioneve uretrale. Nëse rezulton negative, nuk i rekomandohet trajtimi. Nëse ka problematikë, duhet të trajtohet me antibiotikoterapi sipas antibiogramës. Nuk duhet të shqetësohesh për infeksionin që ke, pasi ai është poltësisht i trajtueshëm.

Gjithë të mirat.

Rona Rama (14 vite më parë)
flm shume dr ju uroj gjitha te mirat

/komuniteti