Rreth serkllazhës dhe kapsllëkut në shtatzëni
Jehona
(15 vite më parë)
Përshëndetje Jehona.
Në praktikën time të punës, pas serklazhit rekomandoj përdorimin e antispazmolitikëve. Deri një javë pas serklazhit, duhet të qëndrosh shtrirë dhe pas kësaj kohe mund të vazhdosh jetën normalisht pa sforcime. Mos harro që çdo muaj të bësh analizë të sekrecioneve vaginale, pasi serklazhi është faktor predispozues për infeksione.
Kapsllëku/konstipacioni është i pranishëm në shtatzëni, për shkak kryesor të rritjes së nivelit të progesteronit. Dieta ushqimore me perime dhe fruta, si dhe ecja në këmbë, është një ndihmesë e mirë për të dominuar kapsllëkun.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene ne javen e 22, para nje jave kam bere serkllazhe por mjeku nuk me ka rekomanduar asgje mbas serkllazhes a me duhet me qendru shtrire a i ndihmon kjo shtatzenise time dhe nje pyetje tjeter kam se po kam problem me jashteqitje po kam shume kapsllek, çfare me preferoni te perdore? Flm.