Hormonet e çrregulluara
Meliza
(15 vite më parë)
Përshëndetje Meliza.
Ekuilibri hormonal është i domosdoshëm për konceptimin e një shtatzëni dhe çuarjen e saj me sukses deri në fund. Prandaj mjekët kërkojnë që përpara fillimit të shtatzënisë, të kontrollohet niveli hormonal si dhe të mbahet në ekilibër gjatë shtatzënsië.
Problemi i gjendrave tiroide, mund të ishte ose mund të jetë shfaqur i plotë pas lindjes. Mos funksionimi normal i tyre tek nëna, qoftë edhe në shtatzëni, nuk transmetohet tek fetusi. Por mungesa e jodit në shtatzëni, ndikon në peshën e lindjes së fëmijës dhe influencon në zhvillimin intelektual të tij.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, desha te bej nje pyetje pas shtatzenise kam zbuluar se hormonet me jane çrregulluar pas 6 muajve qe kam lindur. Une nuk jam e sigurte a i kam pasur edhe para se me mbet shtatzene mjeku-endokrinologu nuk e dinte. Me intereson te di a kam mundur te mbes shtatzene me hormone te çrregulluara (nese dini per pergjigje ju lutem shume) dhe nese po a mundet me ju transferu bebit (frytit ) ai problem d.m.th. nese i kam pase une ne shtatzeni gjendrrat tiroide frikesohem mos i ka edhe fryti nga une. Flm shuume shume nese me pergjigjeni.