javë pas jave
Përshëndetje
Abortet e përsëritura ndodhin për shumë arsye dhe midis tyre është edhe pamundësia e qafës së mitrës për të mbajtur shtatzëninë. Kjo gjëndje quhet beanca cerviko-istmike. Ky ndryshim në qafën e mitrës mund të korigjohet duke bërë qepjen e saj rreth javës së 16-të të shtatzënisë e shoqëruar me një rregjim të reptë shtrati gjatë gjithë shtatzënisë.
Meqënëse ke patur 5-së aborte, të rekomandoj që të mos nisësh një shtatzëni tjetër pa konkluduar se kush ka qënë shkaku i ndodhisë së tyre. Me durim kontakto një mjek obstetër-gjinekolog për të bërë një këshillim parakoncepsional që do të thotë midis të tjerave bërja e disa analizave dhe ekzaminimeve për të gjetur mundësisht se kush ka qënë shkaku apo është shkak i pranishëm për abort.
Për të mësuar më shumë për këshillimin parakoncepsional të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar.
http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene
Sinqerisht të uroj fat në shtatzëninë e rradhës.


Pershendetje dr isha ne javen e 21 po pata abort se isha hapur krejt, nuk kishte shpetim por bebja ishte e gjalle, nuk mundte te shpetonte prej nga ka ardhur qe jam hapur por me perpara kam pas 5 aborte nuk jane zhvillu embrionet per shkak se mitra ka qene e zene? flm.