Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth miomave

Pershendetje doktoreshe, nena ime i ka 54 vjet dhe qe tre vite ju kane nderprere menstruacionet mirepo ka dy dite qa ka filluar nje gjakderdhje prej çfare mund te jete, mjeku i ka thene qe i ka ne miter 2 mioma, nje sa nje arre dhe nje tjeter sa nje veze, sa jane te rrezikshme, çfare duhet te bere? Shume faleminderit, ju pershendes.

Diellza (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Diellza.

Mendoj që gjakrrjedhja pas një periudhe ndërprerje prej tre vitesh të ciklit menstrual, nuk ka lidhje me miomat. Në këtë moshë, miomat mund të vijnë edhe duke regreduar/zvogluar. Të rekomandoj që nëna të bëjë një kyretazh bioptik, i cili do të krijojë tek mjeku gjinekolog strategjinë e trajtimit të mëtejshëm.

Uroj shërim të shpejtë të nënës tënde.

/komuniteti