Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hemorroidet në fillim të shtatzënisë

Dr.Moza shpresoj te jesh mire! A eshte e mundur te shfaqen hemorroidet qysh ne fillim te shtatzanis dhe cfar te perdori per ta kehur kete, dikush me propozoi nje krem Hemopropin me duket ishte diqka bimon(natyral) a mund ta perdori ate sepse po i verej disa shenja po dua ta mjekoj menjeher, ju pershendes kaloni nje dite te mbar!

Lea Ida (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rila

Po mundohem të rëndis disa këshilla:

Larja disa herë në ditë me ujë të ftohtë, është efikatëse pasi tkurr hemorroidin. Edhe përdorimi i kremrave antihemorroidë lehtëson gjendjen. Tento ta futësh brënda hemorroidin me gisht, lehtësimi do jetë i menjëhershëm. I rëndësishëm është kufizimi i qëndrimit në këmbë dhe mos përdorimi i ingredienteve ushqimor pikantë.

Shpresoj që të kem shërbyer sado pak me këshillat e mia.

/komuniteti