Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

E shqetësuar rreth momentit të lindjes

Pershendetje doktoreshe e nderuar.


Une jam ne javen e 39, dmth po i afrohem momentit te lindjes mirepo nuk e di si ta largoj friken time sepse ne lindjen e pare kam qene shume e semure, nuk e kam pas lindjen e lehte aspak. Femijen e pare e kam 4 vjeç mirepo ato momentet e lindjes me jane ngulitur ne koke dhe nuk di si te qetesohem, ju lutem te me ndihmoni, me pershkruani nese guxoj te perdori ndonje qetesues para lindjes.


Pres pergjigjen tuaj te shpejte.

Eda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eda.

Eda, qetësohu. E ke shkruar pyetjen me shumë shqetësim. Asgjë nuk është aq alarmante. Lindja e dytë është shumë më lehtë se lindja e fëmijës së parë. Ajo zgjat më pak në kohë dhe dhëmbjet janë më të lehta.

Për të qënë e qetë gjatë proçesit të lindjes, të rekomandoj të kërkosh të lindësh me anestezi spinale, e cila do jetë zgjidhje shumë e mirë për ty. Për këtë, duhet të bisedosh paraprakisht me mjekët gjinekolog që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti